6.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Ushtroi dhunë në familje, Gjykata e Prizrenit i shqipton masën e paraburgimit prej një muaji

Gjykata Themelore e Prizrenit i ka shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit F.B., me dyshimin se ka kryer dhunë në familje.

Masa e paraburgimit do të jetë e vlefshme deri më 25 shkurt.

F.B. akuzohet se më 25 janar, në mënyrë të vazhdueshme i ka shkaktuar dhunë psikologjike dhe fizike bashkëshortes së tij, duke shkuar i dehur në shtëpi, duke e fyer dhe duke e kanosur. Bashkëshortja e tij ishte larguar nga shtëpia për 30 minuta, por me t’u kthyer kanë vazhduar kërcënimet e fyerjet, ndërsa ka ndërhyrë djali i çiftit dhe e ka larguar F.B. nga dhoma.

Po ashtu më 26 janar, F.B., thuhet se në mënyrë të vazhdueshme ka kërcënuar të birin dhe e ka kërcënuar edhe se do ta vrasë me thikë.

Gjyqtari i procedurës paraprake, ka vlerësuar se masa e paraburgimit është e nevojshme për zhvillimin normal dhe të rregull të procedurës penale.

Më Shumë

“Zëri që nuk u dëgjua kurrë” promovohet në Prizren

Në Bibliotekën e Qytetit në Prizren është promovuar libri “Zëri që nuk u dëgjua kurrë” i autores Medina Ramaj-Leka, një vepër e ndjerë dhe...

Kosova në një moment reflektimi të thellë

Nga Shaqir Totaj Kosova nuk është ndërtuar lehtë. Ajo është produkt i një rruge të gjatë sakrifice, përpjekjeje dhe besimi të palëkundur në liri. Nga...

Lajmet e Fundit