El Mundo zbulon kontratën faraonike të Messit që ka “shkatërruar” Barcelonën

Detajet e kontratës për zgjatjen katër vjeçare të super yllit, Lionel Messi të nënshkruar në vitin 2017 u zbuluan nga gazeta spanjolle El Mundo  në një  raport “bombë”  nga Marti Saballs dhe Esteban Urreiztieta.

Shuma maksimale 555,237,619 euro ishte hedhur në faqen e parë të botimit të paraqitur me titullin, “Kontrata faraonike e Messit që ka shkatërruar Barcelonën”.

Lionel Messi ka një kontratë me FC Barcelonën që arrin në 555,237,619 euro bruto, që duhet të paguhet në katër sezone deri në skadimin e tij më 30 qershor. Bonuse në euro të papara deri më sot, shtesat ditore dhe një listë e variablave në varësi të objektivave të ndryshëm.

Okay Disa detaje të mëtejshme të kontratës përfshijnë faktin se anësori argjentinas fiton një total fiks prej 138 milionë euro në sezon, i cili rritet bazuar në disa variabla – domethënë synimet statistikore dhe arritjet e klubit.

Atij gjithashtu iu dhanë 115,225,000 euro si një “tarifë rinovimi” për pranimin e kontratës dhe një shtesë prej 77,929,955 euro si një bonus besnikërie.

Në përmbledhje, ne po shohim:

Pak më pak se 674 milionë dollarë për katër vjet (afërsisht 168.5 milion dollarë për sezon)

Tarifa e rinovimit vlerësohet afërsisht në 140 milionë

Bonus afërsisht 94.6 milionë dollarë bonus besnikërie.

Më Shumë

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit