9.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Riparohet salla e sportit në Gjimnazin “Hamdi Berisha”

Sot është lëshuar në funksion salla e sportit në Gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë, pasi është bërë riparimi i tërësishëm i saj. Riparimi i sallës, është bërë në kuadër të projektit të Komunës së Malishevës, për riparimin e objekteve shkollore.

Në hapjen e sallës, morën pjesë, drejtori komunal për arsim dhe edukim, Blerim Thaçi, drejtori për kulturë, rini dhe sport, Rexhep Mazreku, drejtor tjerë të drejtorive komunale, drejtori i shkollës, Izet Hoti, profesorë të gjimnazit, djali i heroit të kombit Hamdi Berisha, Kastriot Berisha dhe nxënësit e këtij gjimnazi.

Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, i ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit e edukatës fizike, për rihapjen e sallës së sportit, pas riparimit të tërësishëm dhe ka uruar që nga ky gjimnaz, krahas fushave tjera, të dalin edhe sportist të dalluar, pasi tashmë i kanë të gjitha parakushtet për këtë.

Drejtori i gjimnazit “Hamdi Berisha”, Izet Hoti, e ka falënderuar Komunën e Malishevës dhe kryetarin Begaj, për këtë investim mjaftë domethënës, për zhvillimin e procesit mësimor, pasi salla kishte pësuar dëmtime të rënda, por tani përveç riparimit të saj, është pajisur edhe me të gjitha mjetet e nevojshme për zhvillimin e orëve të edukatës fizike, por edhe për zhvillimin e aktiviteteve sportive.

Edhe Kastriot Berisha, djali i dëshmorit dhe heroit të kombit Hamdi Berisha, emrin  të cilit e mbanë gjimanzi, i uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për sallën e re dhe për kushtet e mira në këtë sallë, sepse tashmë nxënësve dhe mësimdhënësve u janë krijuar kushte ideale për zhvillimin e procesit mësimor dhe marrjen me aktivitete sportive.

Më Shumë

Aktakuzë ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kokainë në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër E.R. dhe H.K., të cilët gjenden nën masën e paraburgimit, dhe...

I jepet lamtumira e fundit ushtarit të UÇK-së Bajram Ramë Sylejmani në Guri të Kuq

Në fshatin Guri i Kuq të komunës së Rahovec, iu dha sot lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Bajram Ramë Sylejmani, në praninë e...

Lajmet e Fundit