Dështon të mbahet seanca kryesore në rastin ku e paditur është QKMF-ja në Prizren

Të hënën, në Gjykatën Themlore në Prizren, ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit kryesor, ku e paditur nga Kushtrim Skeraj dhe Valentina Bylugbashi është Qendra Kryesore e Mjekësisë Familajre në Komunën e Prizrenit, në lidhje me konkursin për pranimin e mjekëve.

Shkak përmos mbajtjen e kësaj seance ishte kërkesa e dërguarn përmes një parashtrese e të autorizuarit të paditësve që kjo seancë të shtyhet për një datë tjetër, raporton “Betimi për Drejtësi”

Ndërsa pala e paditur, edhe pse ishte ftuar në mënyrë të rregullt nuk u paraqit në seancën gjyqësore.

Gjyqtari Fahret Vellija, aprovoi kërkesën e shtyrjes së seancës së sotme dhe shqyrtimin e radhës e caktoi me 10.03.2021 në ora 10:00.

Paditësit, përmes padisë kërkojnë që të aprovohet në tërësi si e bazuar kërkesë padia e tyre, ashtu që vendimin e  të datës 16.07.2020, për përzgjedhjen e 8 ( tetë)  aplikanteve për vendin e punës Doktorë i Mjekësisë në Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren të shpallet si i kundërligjshëm si dhe konkursi i datës 11.06.2020 anulohet .

Po ashtu, paditësit kërkojnë që të detyrohet e paditura Komuna e Prizrenit, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren që në afat prej 7 dite, pas pranimit të këtij aktgjykimi ta shpall konkursin e ri për pranimin e 8 pozitave të punës  si Doktorë i Mjekësisë në Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren si dhe të detyrohet e paditura Komuna e Komuna e Prizrenit, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren, që paditësve t’ia kompensoj të gjitha shpenzimet procedurale, të gjitha këto në afat prej 7 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi, nën kërcënimin e përmbarimit me dhunë./BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Lajmet e Fundit