Avokati kapet duke kryer marrëdhënie seksuale gjatë një seance gjyqësore virtuale

Një avokat në Peru harroi të fikte kamerën e tij dhe u regjistrua teksa ai kryente marrëdhënëie seksuale gjatë një seance virtuale.

Incidenti ndodhi të enjten që lamë pas, gjatë një seance në Gjykatën Superiore të Drejtësisë në departamentin peruan të Junin.

Kur kuptuan se çfarë po ndodhte, magjistratët dhe të pandehurit lajmëruan kreun e Gjykatës Përgatitore të Hetimit Pichanaki, John Chahua Torres, i cili urdhëroi, pushim e çështjes për avokatin.

Kur seanca rifilloi, Chahua kërkoi ndërhyrjen e Ministrisë Publike dhe akuzoi avokatin, të identifikuar si Héctor Cipriano Paredes, për “mungesën e nderit dhe dinjitetit të profesionit dhe imazhit të kësaj Fuqie të Shtetit”.

Si Shoqata e Avokatëve të Junín ashtu edhe Gjykata Superiore e Drejtësisë Selva Qendrore folën për atë që ndodhi dhe kërkuan një hetim të plotë të skandalit.

 

Më Shumë

Komiteti për Komunitete në Prizren trajton mundësitë për të rinjtë në FSK

Në Komunën e Prizrenit është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete, e udhëhequr nga kryesuesja Sevilay Igci Hapçi. Në takim morën pjesë anëtarët...

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Lajmet e Fundit