15.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Ponte Prizreni triumfon pas vazhdimeve dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Ponte Prizreni ka mundur Vëllaznimin 109:106 (29:31, 22:13, 23:28, 20:22, 15:12), duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Final 8 Kupa e Kosovës #VllesaPagesa.

Ndeshja e nisi e baraspeshuar, ku Vëllaznimi u treguar arrë e fortë dhe e fiton çerekun e parë 29:31. Por, prizrenasit ishin më të mirë në periudhën e dytë, duke e fituar 22:13, për të përfunduar pjesën e parë 51:44.

May be an image of 1 person and text

Por, kuqezinjtë me kalimin e minutave fillojnë të afrohen në rezultat, ku shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 74:72. 10 minutat e fundit ishin shumë interesante dhe dramatike. Ponte e filloi më mirë këtë pjesë, por kuqezinjtë sërish rikthehen dhe barazojnë shifrat në 94:94 dhe fituesi është dashur të përcaktohet në kohën shtesë. Ponte ishte më e mirë në vazhdime, duke pasur epërsi në 107:100, ndërsa Vëllaznimi arriti të afrojë shifrat në 107:106, por pa arritur të bëjë më shumë dhe Ponte Prizreni triumfon 109:106.

Te Ponte Prizreni u dalluan Arti Hajdari me 31 pikë, Jermaine Paige me 23 dhe Divine Myles me 20, kurse te Vëllaznimi u dalluan Andi Shehu me 31 pikë, Emmanuel Emogbo me 25 pikë e 16 kërcime dhe Cedric Council me 18 pikë e 13 kërcime.

Ponte Prizreni në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes Peja-Sigal Prishtina, ndeshje që zhvillohet nga ora 19:00.

 

Më Shumë

Ligjëruesit amerikanë përmbyllin me sukses angazhimin në Universitetin e Prizrenit

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, zhvilloi një takim falënderues me ligjëruesit amerikan Matthew Gleason, English Language Fellow dhe...

Aksident në Rahovec, s’dihet për të lënduar

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur tek “Epopeja” në Rahovec. Në pamjet e publikuara nga portali lokal “Rahoveci n’fokus”, shihet se dy vetura janë...

Lajmet e Fundit