Kurti: Puna e parë si kryeministër, do t’i hedh poshtë shumicën dërmuese të vendimeve të Hotit

Kandidati për kryeministër i VV’së, Albin Kurti, ka thënë se nëse formon qeverinë e re pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, do t’i hedhë poshtë shumicën dërmuese të vendimeve qeverisë Hoti, shkruan Express.

Kështu premtoi Kurti në Dukagjin, duke thënë se ky do të jetë veprimi i parë ose një ndër veprimet e para të tij nëse bëhet kryeministër, shkruan Express.

“Ne një ndër vendimet e para që do të bëjmë, për të mos thënë vendimi i parë si qeveri e re është se nga kjo qeveri që ishte do ta bëjmë një rishikim të të gjitha vendimeve dhe natyrisht që mendoj se shumicën dërmuese të tyre (vendimeve) do t’i kthejmë mbrapsht, do t’i hedhim poshtë”, është shprehur Kurti.

Tutje, ai foli edhe për departizimin e bordeve ku premtoi se do ta bëjë një veprim të tillë.

“Departizimi (i bordeve) të cilin ne e synojmë, bëhet nëpërmjet komisioneve dhe paneleve intervistuese profesionale, të cilat i karakterizon transparenca radikale dhe në anën tjetër bashkëpunimi me faktorët ndërkombëtar të cilët për vite të tëra janë ankuar për korrupsionin e lartë dhe krimin e organizuar në Kosovë. Dhe në qeverinë tonë, e fitojnë shansin që fjalët e tyre të bëhen vepra në shtetin tonë”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, anëtarët e rinj të bordeve të ndërmarrjeve publike do të jenë profesionistë, por jopartiakë.

“Pra, profesionistë, por jodomosdoshmërishtë jopolitikë. Por, gjithsesi jopartiakë”, ka thënë Kurti.

Ai gjithashtu tha se në qeverinë nuk do ta rritë numrin e ministrive në më shumë se 15 sosh.

“Ne nuk do të shkojmë përtej numrit të ministrive që kemi pasur në pranverën e vitit 2020, pra asokohe kishim 15 ministri, përfshirë aty edhe ministritë që vijnë me ministra nga komunitetet, e që janë obligim kushtetues. Për cdo ministri, s’do të kemi më shumë se dy ministra”, shtoi Kurti./Express/

Më Shumë

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit