Ponte Prizreni “blindon” yjet e ekipit

Pas eliminimit nga Kupa e Kosovës, Ponte Prizreni, ka vazhduar kontratat me katër prej basketbollistëve kryesorë këtë edicion.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit në rrjetin social “Facebook”.

Prizrenasit, për një vit kanë vazhduar kontratat me qendrën Urim Zenelaj, Qëndrim Ajazaj, Arti Hajdri dhe Blend Matoshi.

Në ekip janë promovuar edhe basketbollistët e rinj Leurit Morina, Ensar Muriqi, Jon Pirana, Endrit Shemsedini dhe Edison Krasniqi.

Prizreni është në pozitën e dytë në Superligën e Kosovës në basketboll me 32 pikë sa ka Ylli, që është në pozitën e parë.

 

Më Shumë

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

E dhimbshme: Personi që u godit nga rrufeja në Suharekë është 26-vjeçar

Ka humbur jetën tragjikisht një person në fshatin Delloc të Suharekës. Kështu ka bërë të ditur për Klankosova,tv komandanti i policisë në Suharekë, Safet Hoxha,...

Lajmet e Fundit