4 të ndaluar gjatë 24 orëve të fundit në Prizren

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 15 persona dhe janë paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar 10 persona të dyshuar dhe ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë ndalimin e katër personave për 48 orë dhe ka bërë tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër personave.

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar.

Më Shumë

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Lajmet e Fundit