Komuna e Prizrenit i liron qytetarët e saj nga provizioni i Postës për pagesat komunale

Duke filluar nga data 01 mars 2021, qytetarët e Komunës së Prizrenit nuk e kanë për obligim të paguajnë provizionin në vlerë prej 0.50 cent për Postën e Kosovës, për të gjitha pagesat Komunale që kapin shifrën deri në 9.99 euro.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari, sot kanë bërë prezantimin e këtij shërbimi të ri që do të jepet për herë të parë në Kosovë, në Qendrën e Shërbimeve të Integruara (One-Stop-Shop).

Me këtë rast, kryetari Haskuka deklaroi se në bazë të kërkesave të shumta që kanë pranuar nga qytetarët, Komuna e Prizrenit ka vendosur që në Qendrën e Shërbimeve të Integruara (One-Stop-Shop), të funksionalizohet edhe shërbimi postar duke hapur brenda saj sportelin e Postës së Kosovës dhe duke e eliminuar provizionin të cilën tashmë përsipër do ta ketë Komuna.

Nga ana tjetër, drejtori Hajdari, theksoi se prej funksionalizimit të QSHI-së, e cila është shembull jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon, nga xhepi i qytetarëve të Prizrenit, kanë arritur t’i kursejnë mbi 120 mijë euro duke i thjeshtëzuar mbi 110 procedura të ndryshme.

Më Shumë

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Lajmet e Fundit