Një muaj paraburgim prizrenasit për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj për të pandehurin R.K., me dyshimin se ai ka kryer veprat penale: vrasje e rëndë në tentativë dhe posedim i paautorizuar i armëve.

R.K. i vlen masa e paraburgimit deri më 7 mars. Ai akuzohet se më 8 shkurt në Prizren, tentoi ta vrasë V.H., ku pas një mosmarrëveshje ai e qëlloi me armë zjarri nga mbrapa kraharorit V.H.. Ai në anën tjetër ka vënë në rrezik edhe jetën e pjesëmarrësve tjerë në rrahje dhe kalimtarëve të rastit.

 

“Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, sepse hetimet në këtë çështje sa po kanë filluar, do të merret në pyetje të pandehurit, i dëmtuari, dhe dëshmitarët tjerë eventual, në rrjedhën e mëtejmë do të mblidhen edhe prova të tjera për zbardhjen e kësaj çështje penale, gjithashtu edhe raportet e acaruara ndërmjet palëve, andaj është mendimi i gjykatës se nëse i pandehuri lihet në liri të njëjti mund të ndikojnë tek dëmtuari dhe dëshmitarët e tjerë të cilët do të identifikohen gjatë fazës së hetimeve. Gjykata, duke vendosur lidhur me kërkesën për caktimin e paraburgimit i morri parasysh edhe masat tjera alternative, mirëpo ka ardhur në përfundim se në rastin konkret kjo masë është më oportune dhe më e arsyeshme duke marr parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes, caktimi i paraburgimit për të pandehurin është më se i domosdoshëm dhe i arsyeshëm dhe për shkak të mbarëvajtjes së procedurës së rregullt të procedurës penale – hetimore”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Më Shumë

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Lajmet e Fundit