Hoti në Gjonaj të Hasit: Kosova ka dy opsione, atë të zhvillimit me LDK-në dhe të izolimit me shiritat e kuq

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, tha të martën, në tubimin zgjedhor në Gjonaj të Hasit, se më 14 shkurt, Kosova i ka dy opsione, atë të shtet-ndërtimit që përfaqësohet nga LDK-ja dhe opsionin e izolimit që përfaqësohet nga “ata me shirita të kuq”.

“Më 14 shkurt qytetarët i kanë dy rrugë, rrugën e LDK-së për të fuqizuar shtetin dhe demokracinë në vend, për të ofruar zhvillim e punësim, arsim cilësore dhe reforma në të gjitha fushat. Dhe është ai opsioni tjetër i shiritave të kuq që ka orientim të konfrontimit me krejt botën”, tha Hoti.

Kandidati i LDK-së, i ftoi hasjanët që në mënyrë sa më masive të dalin në zgjedhje dhe t’i japin besimin opsionit të shtet-ndërtimit që përfaqësohet nga LDK.

“Unë kam besim që në Kosovë dhe në Has ka më shumë njerëz të arsyeshëm sesa njerëz që janë mashtruar. Besoj që njerëzit e arsyeshëm janë shumicë në Kosovë dhe ata do ta vendosin rezultatin e 14 shkurtit dhe ne kemi me fituar. Ju ftoj që të na jepni mbështetje të madhe që të vazhdojmë rrugën për në destinacionin final që është integrimi në BE, anëtarësimi në NATO dhe miqësia e përjetshme me SHBA-të”, tha Hoti./KOHA.net/

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

Një bashkatdhetare 65-vjeçare nga Zvicra ka humbur rrugën pasditen e së martës gjatë një shëtitjeje me familjarët në malet e Prevallës. Sipas informacioneve fillestare, ajo...

Lajmet e Fundit