Nisma merr mbështetje në Korishë për zgjedhjet e 14 shkurtit

Fshati Korishë kanë vendosur të rreshtohen përkrah çlirimtarëve duke i dhënë mbështetje të fortë kandidatëve për deputet nga radhët e Nismës në Prizren, si dhe u zotuan se do të jenë ushtarë të denjë në betejën e 14 shkurtit.

Kandidati për deputet, Zafir Berisha, tha se “kauza jonë Me Çlirimtarët në mbrojtje të vlerave kombëtare është kauzë që po përkrahet nga qytetarët anekënd vendit dhe pashmangshëm edhe në lagjet dhe fshatrat e Prizrenit”.

“Fshatrat si Korisha dhe Prizreni në përgjithësi, janë mobilizuar maksimalisht për të kontribuar në fitoren e madhe të çlirimtarëve në zgjedhjet e 14 shkurtit”.

“Ne sot jemi në fshatin Korishë për të dhënë mesazhin tonë të fundit për këtë fushatë elektorale, se fitores së madhe të Çlirimtarëve tashmë po i prijnë qytetarët e Kosovës të cilët janë mishëruar me programin tonë socialdemokrat dhe janë bërë të gjithë bashkë me Çlirimtarët për t’i ruajtur vlerat kombëtare dhe për ta mbrojtur identitetin e shtetit”, përfundoi, kandidati për deputet, Zafir Berisha.

Kandidatët tjerë për deputet, Albulena Balaj – Halimaj, Sabri Micaj, Shukrije Berisha, Muhamet Shalaj, Afrim Tejeci, dhe Veton Rexhaj, kërkuan nga banorët e Korishës dhe fshatrave rreth saj që edhe në këto ditë të mbetura ta shtrijnë kauzën tonë Me Çlirimtarët në çdo shtëpi, në mënyrë që fitorja e 14 Shkurtit të jetë më e fortë dhe më bidëse.

 

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit