Gjendet pa shenja jete modelja e njohur, ishte vetëm 25 vjeçe

Modelja Kasia Lenhardt ka vdekur në moshën 25 vjeçare.

Modelja Kasia Lenhardt ka ndërruar jetë, shkruan Bildt.

Modelja vdiq të martën në moshën 25 vjeçe, duke lënë pas një djalë.

E lindur në Poloni, ajo u bë e njohur më 2012 për pjesëmarrjen e saj në shfaqjen e modeleve të Heidi Klum, “Germany’s Next Top Model”.

Kasia arriti të renditet e katërta në sezonin e shtatë. Kasia Lenhardt ishte së fundmi e komentuar në publik për lidhjen e së saj me yllin e futbollit Jérôme Boateng.

Ndarja e të dyve u njoftua më 2 shkurt.

Policia ende nuk ka dhënë detajet e vdekjes së saj, por deklaruan se nuk kishte prova të neglizhencës nga palët e treta kur ajo vdiq.

Më Shumë

U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

Një bashkatdhetare 65-vjeçare nga Zvicra ka humbur rrugën pasditen e së martës gjatë një shëtitjeje me familjarët në malet e Prevallës. Sipas informacioneve fillestare, ajo...

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Lajmet e Fundit