Nisma merr mbështetje në tri lagje të Prizrenit

Kandidatët për deputetë nga radhët e Nismës Socialdemokrate në Prizren u pritën nga banorët e lagjeve, “Vëllezërit Stavileci”, “Çamëria” dhe “Lidhja e Prizrenit”, të cilët kanë vendosur të rreshtohen përkrah çlirimtarëve.

Kandidati për deputet, Zafir Berisha, tha se Kosova është pranë një udhëkryqi ku qytetarët e saj duhet të bëjnë zgjedhjen më të mirë.

“Zgjedhjen më të mirë për qytetarët e Kosovës po e ofrojmë ne me kandidatë tonë për deputetë, të cilën do të jenë zë i fuqishëm i çlirimtarëve në Kuvendin e Kosovës”.

“Kauza jonë #MeÇlirimtarët çdo ditë e më shumë po përqafohet nga qytetarët e Kosovës, dhe kjo natyrisht është dëshmia më e mirë se zëri i çlirimtarëve do të vazhdojë të jetë pjesë e legjislaturës së ardhshme, zë i cili do të jetë vazhdimisht në mbrojtje të vlerave kombëtare”.

Kandidatët tjerë për deputet, Albulena Balaj Halimaj, Sabri Micaj, Shukrije Berisha, Fatmir Gërdellaj, Muhamet Shalaj, Afrim Tejeci, Veton Rexhaj dhe Leart Batusha, kërkuan nga të pranishmit që kështu të vazhdojnë deri më 14 Shkurt sepse Kosova ka nevojë për zërin çlirimtar, dhe jetësimin e kauzës së Nismës ne mund ta bëjnë vetëm ata të cilët i besojnë çlirimtarëve dhe besojnë në fitore.

Më Shumë

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Lajmet e Fundit