-1.6 C
Prizren
E mërkurë, 15 Janar, 2025

Tërmet i lehtë me epiqendër në Malishevë

Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot Kosova është goditur nga një tërmet i lehtë me magnitude 2.7 sipas shkallës Rihter.

Sipas tij, epiqendra e tërmetit ishte në Malishevë-Uglar, 8 kilometra në jug-lindje të Gjilanit, njofton Klan Kosova.

“Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, me datë 20/02//2021 n’ora 16:46, sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga nje tërmet me magnitude 2.7 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III-IV ballë të Merkalit”.

“Thellësia hipoqendrore ishte 10 km”.

“Epiqendra e tërmetit ishte në Malishevë-Uglar 8 km jug-lindje të Gjilanit”.

“Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm në regjionin e Gjilanit”.

Më Shumë

Prapaskenat/ Përplasja fizike mes Laert Vasilit dhe Gertit për të dashurën aktore! Ç’ndodhi mes dy banorëve të BBV në lokal

Aktori Gert Ferra është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother”. Një personazh i njohur në radhën e aktorëve, por i tërhequr disi nga...

Mot sot i vranët, me temperatura nga -3 deri në 2 gradë Celsius

Moti sot do të jetë kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të regjistrohen ndërmjet -3°C dhe -1°C, ndërsa ato maksimale nga 0°C deri në 2°C,...

Lajmet e Fundit