7.6 C
Prizren
E shtunë, 27 Shkurt, 2021

Pacientët nga Shqipëria dynden drejt Spitalit të Prizrenit: Këtu nuk na kërkojnë para

Dhjetëra qytetarë nga Shqipëria kanë zgjedhur të kurohen kundër Covid-19 në spitalin e Prizrenit, teksa shtretërit në 4 spitalet Covid ne Tirane janë ezauruar dhe spitalet rajonale janë hapur për të trajtuar pacientët që vuajnë nga koronavirusi.

Familjarët e këtyre pacientëve që kanë zgjedhur Kosovën për t’u kuruar kanë deklaruar së spitalet në Shqipëri nuk kanë siguri, duke shtuar se shërbimi është i dobët.

Ata gjithashtu tregojnë se doktorët në spitalin e Prizrenit nuk i kanë kërkuar asnjëherë para, dhe madje nuk i pranojnë kur këta kërkojnë t’i japin.

“Ka shumë ndryshim me Tiranën. Në radhë të parë doktorët janë shumë të respektueshëm, shumë të mirë. Nuk gjej fjalë si ti falenderoj. Në Tiranë as nuk të japin informacion fare. Kam qenë mes dy zgjedhjeve, në Tiranë apo Kosovë. Kam zgjedhur Kosovën. Jena shumë shumë të kënaqur me ta. Sa herë të duam marrim informacion nga mjekët,” tha nje familjar.

Per sa i perket fenomenit te korrupsionit te denoncuar disa here ne Shqiperi, familjarët e pacientëve që po trajtohen në Kosovë tregojnë se atje nuk ekziston ky fenomen.

“Jo jo nuk ka asnjë rast korrupsioni. Edhe vetë po të duam me ja dhonë nuk marrin. Shofim lajmet cdo ditë cfarë po ndodh në lajme prandaj na ka humbur besimi. Familjarët janë shumë të kënaqur me shërbimin këtu. Shkojnë i pyesin si janë, shërbimi shumë i mirë,” deklaroi familjari i nje pacienti tjeter.

(E.H/Faxweb.al)

Më Shumë

Mbappe kërkon klauzolë lirimi dhe pagë më të madhe në kontratën e re

Sulmuesi francez Kylian Mbappe është i gatshëm ta firmos kontratën e re me Paris Saint-Germaini, por vetëm nëse ekipi nga Ligue 1 i plotëson...

Dilema të shumta lidhur me projektin për hidrocentralin me digë në Drinin e Bardhë

Dilema të shumta lidhur me planin për ndërtimin e një hidrocentrali me digë në Drinin e Bardhë janë shpalosur të enjten nga banorët e...

“Young Queen” nga Mimoza, dedikim për Kosovën

Këngëtarja kosovare e cila po e zhvillon karrierën e saj muzikore jashtë kufijve, Mimoza, e ka lansuar videoprojektin e ri me titull “Young Queen”,...

Prizren, arrestohen të dyshuarit për vjedhjen me forcë të zinxhirit të arit nga qafa e qytetares

Policia e Prizrenit njofton se ka arritur të identifikojë dhe arrestojë dy persona, për të cilët dyshohet se janë autorë të një vjedhjeje të...

Autopsia zbuloi dëmtimin e pësuar, Boateng nën hetim për plagosjen e ish të fejuares

Ish e fejuara e Jerome Boateng, Kasia Lenhardt kreu vetëvrasje dy javë më parë. Prokuroria Publike e Mynihut ka hapur një hetim në lidhje...

Dënohet me burg njëri nga ekzekutorët e gazetares malteze

15 vjet burg, edhe pse dënim i reduktuar si bashkëpunëtor me prokurorinë, është dënuar vrasësi i gazetares malteze Galicia. Gazetarja, shkruajnë mediet vendase, kishte...

Mbahet seanca fillestare ndaj ish-drejtorit të Administratës së Prizrenit

Të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, është mbajtur seanca fillestare ndaj ish-drejtorit të Administratës në Komunën e Prizrenit, Ilir Baldedaj, i cili po...

Festa Çoçaj ka ditëlindjen, Shpend Lipa i bënë dhuratën e ëmbël

Blogerja dhe prezantuesja Festa Çoçaj tashmë e njohur për një pjesë të publikut, nuk po ndalet me postime. Festa, ka një tentim: të ekspozohry, të...

Garë e ngushtë në AAK, Haxhi Shala tregon a është bërë deputet

Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shala, ka thënë se me rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit u dënuan të...

Në Prizren regjistrohen 10 raste të reja me koronavirus

Dhjetë raste të reja me koronavirus janë regjistruar sot në komunën e Prizrenit. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i...

Asamblisti i Vetëvendosjes – Haskukës: “Turp të qoftë kryetar”

Grupi i kuvendarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren kanë reaguar ndaj një postimi të kryetarit të kësaj komune, Mytaher Haskuka, i cili në Facebook...

Një i vdekur nga koronavirusi në Prizren

Katër persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 368 kanë rezultuar pozitivë. Rastet e vdekjes janë nga komunat:...

Vëllaznimi përforcohet me dy basketbollistë, një nga ta ishte pjesë e Ponte Prizrenit

Nichols ishte pjesë e Ponte Prizrenit dhe është asistuesi më i mirë në ligë, ndonëse nuk ishte pjesë e Superligës për një muaj. Nichols e...

Largohen nga shtëpia vëlla e motër në Rahovec

Një person ka raportuar se dy fëmijet e tij, djalë dhe vajzë janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre. Sipas...

Kush pritet të jenë emrat e kabinetit qeveritar që do ta drejtojë Albin Kurti

Vetëvendosje thotë që ende nuk kanë diskutuar për emra në organet e partisë. Të pa konfirmuar janë disa emra për ministra. Albin Kurti nuk i...

Kush janë më të votuarit e PDK-së?

Nga numërimi i 79,39 për qind të votave deri më tani, 19 kandidatë të PDK-së për deputetë morën numrin më të madh të votave. Klan...

Lajmet e Fundit