Prishtina mposht Bashkimin në Prizren

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në Prizren me rezultat 88:99 (19:24, 21:25, 21:16, 28:34), në kuadër të javës së 21-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte interesant, por në fund prishtinasit shkëputen dhe fitojnë këtë pjesë 19:24. Lojë interesante ishte edhe në periudhën e dytë, por prishtinasit sërish në fund ishin më të mirë, duke shkuar në pushim me epërsi prej nëntë pikëve, 40:49.

Prizrenasit nuk u dorëzuan dhe në periodën e tretë ishin më të mirë, duke e fituar me rezultat 21:16, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 61:65, duke e bërë ndeshjen shumë interesante.

Përkundër tentimeve nga vendasit, Prishtina ishte më e mirë në 10 minutat e fundit dhe arriti të triumfojë me shifrat 88:99.

Bashkimi ka dhjetë fitore dhe dhjetë humbje, kurse Sigal Prishtina shtatë fitore dhe 14 humbje.

Më Shumë

Ansambli “Gurra” triumfon në festivalin “Anadrinia Jehon”

Është përmbyllur me sukses edicioni jubilar i 25-të i Festivalit të Folklorit “Anadrinia Jehon”, i cili për disa net me radhë mblodhi në Dejnë...

Ukshin Hoti, 27 vjet pa gjurmë – Një emër që vazhdon të mbetet simbol i rezistencës dhe misterit

Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u...

Lajmet e Fundit