Detaje të reja për policin që plagosi dy qytetarë në Dragash

Një zyrtar policor ka plagosur dy qytetarënë Dragash, pas një mosmarrëveshje që ndodhi mes tyre.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka thënë për Express se qytetarët janë jashtë rrezikut për jetë ndërsa zyrtari policor është suspenduar nga puna.

“Rreth orës 16:40 në fshatin Glloboçicë të Dragashit pas një mosmarrëveshje që ka pasur një zyrtar policor, i cili ka qenë jashtë detyrës zyrtare, ka përdorur armën e zjarrit dhe si pasojë ka plagosur dy qytetarë. Pas trajtimit mjekësor është vërtetuar se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë. Zyrtari policor është ndaluar dhe është suspenduar menjeherë”, tha Osmanollaj./Express/

‘Team Connect’ prezanton nesër në Prizren performacën për mundësi punësimi nga shtëpia

Më Shumë

Stadiumi i ri i Suharekës pajiset me leje ndërtimore, hapet rruga për nisjen e projektit madhor

Komuna e Suharekës ka dhënë lejen ndërtimore për stadiumin e ri sipas standardeve të UEFA-s, me kapacitet prej 6,500 ulësesh të mbuluara. Një hap i...

Kron Balidemaj fiton Bunarfest 2026, Dona Bytyqi dhe Mohul Varma në podium

Ka përfunduar edicioni i 22-të i Bunarfestit në Prizren, me Kron Balidemajn që u shpall fitues i garës tradicionale në lumin "Lumbardh". Në vendin e...

Lajmet e Fundit