18.7 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Turqia me nderime ushtarake përcjell funeralin e 11 ushtarëve që vdiqën nga rrëzimi i helikopterit

Njëmbëdhjetë ushtarët e vdekur nga rrëzimi i një helikopteri u nderuan të premten në Turqi me ceremoni ushtarake.

Përpos njëmbëdhjetë të vdekurve, në mesin e të cilëve ishte edhe një komandant, në këtë aksident mbetën të lënduar dy ushtarë të tjerë. Helikopteri me të cilin po fluturonin viktimat u rrëzua të enjten në provincën lindore të Turqisë, Bitlis.

Helikopteri është nisur në fluturim në orën 1 e 55 të pasdites nga Bingoli për në distriktin Tatvan, ndërsa kontakti me të është humbur në orën 2 e 25 minuta, shkruan “Anadolu”.

Funerali ushtarak është zhvilluar në provincën Elazig. Në funeral kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë qeveritarë e ushtarakë të Turqisë, përfshirë ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, komandantin e përgjithshëm të forcave të armatosura, gjeneral Yasar Guler, zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Ismail Catakli e shumë zyrtarë të tjerë.

Pas funeralit, trupat e ushtarëve të vrarë në aksident u dërguan në Ankara, ku për ta do të zhvillohet një ceremoni shtetërore, në të cilën pritet të marrë pjesë edhe presidenti turk, Rexhep Erdogan.

Më Shumë

Një jetë e shpëtuar, një falënderim i përjetshëm: Historia e Burim Ninajt dhe mjekut të UÇK-së, Dr. Halil Cikaj

Një fotografi e zverdhur nga koha, por e gjallë në kujtesën e atyre që e përjetuan, flet më shumë se mijëra fjalë. Në të,...

Post scriptum për romanin e Petro Markos

Natasha Lushaj Bazuar në njohjen e deritanishme të problemit dhe fakteve të reja, sidomos e befasuar nga këmbëngulja për të ribotuar pikërisht variantin fals të...

Lajmet e Fundit