17.6 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

City ofron 100 milionë euro për Lukakun

Manchester City nuk po e ka ndërmend të heqë dorë nga transferimi i sulmuesit të Interit, Romelu Lukaku, këtë verë.

Mediumet angleze kanë raportuar të martën se drejtuesit e Cityt janë të gatshëm të ofrojnë dëmshpërblim deri në 100 milionë euro për ta bindur Interin në lirimin e Lukakut, i cili po shkëlqen këtë sezon me fanellën e ekipit italian.

 

 

Te City po e shohin Lukakun si pasardhës të denjë të Sergio Agueros, i cili pritet të largohet në fund të sezonit kur edhe i skadon kontrata. Sulmuesi belg ka shënuar 24 gola dhe ka bërë shtatë asistime këtë sezon në 33 ndeshje në të gjitha garat për Interin.

Lukaku iu bashkua Interit për 75 milionë euro në vitin 2019 nga Manchester Unitedi. Ai me ekipin nga Seria A ka kontratë deri në vitin 2024.

Më Shumë

Junior 06 siguron finalen e Play-Off-it U14

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau ka siguruar kualifikimin në finale të “Play-Off”-it, pasi ka mposhtur Penzën edhe në ndeshjen e...

Richard Gere: Dola i veshur si një i pastrehë… vetëm një grua ma dha pak ushqim…

Nga Richard Gere Kur shkova i maskuar në Nju-Jork, i veshur si një i pastrehë, askush nuk më vuri re. E ndjeva se çfarë do të...

Lajmet e Fundit