17.6 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Kush do t’i përmbushë kërkesat e Mbappe-s?

Paris Saint-Germain kërkon përgjigje menjëherë, por Mbappe qëndron i qetë.

Çfarë do ndodh me francezin? Do të qëndrojë te PSG-ja, apo do të realizojë ëndrrën e tij duke u transferuar në Madrid?

Asgjë nuk është e qartë deri më tani, pavarësisht kërkesave që ka Mbappe për pagën e tij vjetore.

E përditshmja spanjolle Marca dhe ajo franceze L’Equipe kanë raportuar se çfarë kërkon Mbappe.

Sipas raportimeve, Kylian kërkon një shumë rreth 700 mijë euro në muaj, që shkon diku rreth 36 milionë euro në vit.

Real Madrid është shumë e qartë se çfarë duhet të bëjë për të patur shërbimet e Mbappe-s. Një pagë stratosferike nuk do të ndryshonte asnjë plan.

Gjithçka tani varet nga vendimi i lojtarit, i cili duhet të vendosë shpejt, gjithnjë sipas kërkesave të PSG-së.

Francezët dëshirojnë që të mos e humbasin futbollistin me shifra zero dhe, nëse ai nuk pranon rinovimin e kontratës, Mbappe do të largohet nga PSG-ja këtë verë.

Më Shumë

Selmanaj: Lugishta e Hasit, simbol i sakrificës dhe lirisë

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka përkujtuar të rënët e Lugishtes së Hasit, duke vlerësuar sakrificën e tyre si një nga faqet...

Tingujt e Festivalit të Muzikës pushtojnë Prizrenin

Kushdo që kaloi kah qendra e Prizrenit nga mesdita e së martës e deri pasdite, veç bukurive natyrore që pa, arriti të kënaqet edhe...

Lajmet e Fundit