9 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Prizreni bëhet me shtëpi të komunitetit për persona me aftësi të kufizuara

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Islam Thaqi, së bashku me përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, sot kanë bërë përurimin e shtëpisë së parë për persona me aftësi të kufizuara, ku do të strehohen personat me ngecje në zhvillimin mendor, që janë të moshës së rritur dhe nuk kanë përkujdesje nga të afërmit apo familjet e tyre.

Me këtë rast, kryetari Haskuka theksoi se kjo shtëpi rezidenciale, është ndërtuar në cilësinë e standardeve të larta dhe tani e tutje do të ofrojë 24 orë shërbime të ndryshme të pandërprera si: Strehimi, higjiena, ushqimi, shërbime mjekësore nga stafi profesional, tanimë i rekrutuar, aktivitete të ndryshme sociale, si dhe të gjitha shërbimet tjera të nevojshme, në bazë të standardeve për shërbime profesionale sociale dhe familjare.

Haskuka falënderoi MPMS-në për këtë bashkinvestim, si dhe Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe Qendrën për Shëndetin Mendor, për bashkëpunimin me drejtoritë e Komunës së Prizrenit, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira për personat e strehuar në këtë shtëpi./ PrizrenPress.com

May be an image of outdoors

Më Shumë

Pas një viti pezullim, zhbllokohet TikToku në Shqipëri

Me vendim të qeverisë, është hapur zyrtarisht Tiktoku në Shqipëri. Vendimi është marrë këtë të mërkurë gjatë mbledhjes së qeverisë së Shqipërisë, raporton TCh. “Vendimi nr.151,...

Nikprelaj te Ballkani

FC Ballkani ka arritur marrëveshje me mbrojtësin Arben Nikprelaj, i cili transferohet nga Deçiçi i Tuzit. 21-vjeçari, me gjatësi 1.94 metra, vjen për të përforcuar...

Lajmet e Fundit