Sektori i industrisë nxjerrëse shënoi rritje

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për TM4 2020 (2017=100).

“Kjo anketë, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri: B – Nxjerrëse, C – Përpunuese, D – Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, dhe E – Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri”, është thënë në njoftimin e ASK-së.

Sipas ASK-së, në tremujorin e katër (TM4) 2020, krahasuar me tremujorin e tretë (TM3) 2020, ka pasur rritje në: sektorin e industrisë nxjerrëse (B) me 98.71%; sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me 31.54%; si dhe në sektorin e furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) për 21.76%. Ndërsa ulje kishte në sektorin e industrisë përpunuese (C) për (-13.16%).

“Ndërkaq, krahasuar TM4 2020 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM4 2019), ka pasur rritje në: sektorin e industrisë nxjerrëse (B) me 7.50%; sektorin e furnizimit me rrymë, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me 3.69%; dhe në sektorin e industrisë përpunuese (C) për 2.77%. Ndërsa, ulje kishte në sektorin e furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) për (-13.71%)”, është thënë në njoftimin e ASK-së.

Më Shumë

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të përgjithshme brenda partisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, ka kërkuar që partia t’i nënshtrohet një procesi...

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Lajmet e Fundit