8 të vdekur nga COVID-19

Tetë persona kanë vdekur dhe 709 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.388 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (74, 60 vjeç), Prishtinë 2 raste (89, 76 vjeç), Kaçanik 1 rast (76 vjeç), Podujevë 1 rast (70 vjeç), Rahovec 1 rast (62 vjeç), Skenderaj 1 rast (64 vjeç).

Më Shumë

U deklaruan si qirinj por ishin fishekzjarre, dogana zbulon shmangie tatimore prej 2500 euro në Prizren

Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave gjatë kontrollit doganor në Prizren.   Gjatë ekzaminimit të një dërgese të importuar,...

Pesë nxënës nga Prizreni në finalen e Olimpiadës Mbarëkombëtare të Gjuhës Shqipe

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur krenarinë për suksesin e nxënësve prizrenas që kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën finale të Olimpiadës...

Lajmet e Fundit