Glauk Konjufca emërohet kryeparlamentar

Glauk Konjufca është votuar në krye të Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Lëvizja Vetëvendosje bashkë me Listën “GUXO” të Vjosa Osmanit e kanë propozuar Konjufcën kryeparlamentar për legjislaturën e re.

Propozimin e tij e ka bërë deputeti Adnan Rrustemi, derisa 69 deputetë kanë votuar pro, 33 kundër dhe asnjë asbtenim.

Konjufca ishte në krye të organit më të lartë ligjvënës pas zgjedhjeve të 6 tetor 2019, kur LVV doli partia e parë në garën e ngushtë me LDK-në.

Pozita e Konjufcës ishte bërë tepër e rëndësishme për zhbllokimin e negociatave LVV-LDK, me këta të fundit që e kërkonin me çdo kusht këtë pozitë.

Pas marrëveshjes së koalicionit me LDK-në, Konjufca u tërhoq nga pozita e kryeparlamentarit, për t’ia lënë vendin Vjosa Osmanit.

Konjufca në Qeverinë Kurti ishte ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në opinion tashmë kanë dalë disa emra si ministra potencial në Qeverinë e re, megjithatë, nga LVV-ja dhe Lista “GUXO” e Vjosa Osmanit nuk kanë konfirmuar deri më tani asgjë zyrtarisht./GazetaExpress/

Më Shumë

Rriten shtesat për lehonat, nga ky muaj secila nënë lehonë do të përfitojë 500 euro në muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur që një vendim, i cili ishte paraparë të hynte në fuqi në muajin korrik, të zbatohet më...

Hoti shkruan për Marrëveshjen Uashingtonit, e thumbon Osmanin: VV-ja dhe ata që i shkonin pas e vlerësuan të dëmshme

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkruar për Marrëveshjen e Uashingtonit, duke thënë se ajo parashihte edhe pavarësinë energjetike të Kosovës. Duke folur për këtë...

Lajmet e Fundit