Lamtumira e fundit i jepet nesër

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren ka njoftuar se ish-komandanti i UÇK-së nga Prizreni, Esat Krasniqi, do të varroset nesër në ora 15:00 në varrezat e qytetit.

Njoftimi i plotë

Njoftojmë opinionin se varrimi i komandantit Esat Krasniqi bëhet më 25.03.2021 e enjte ora 15:00 (iqindi) në varrezat e qytetit të Prizrenit. Nga ora 14:00 në platonë e varrezave të “Martirëve të Tusuzit” do të bëhen nderime pranë arkivolit të komandant Esat Krasniqit.
Sekretari OVL-UÇK-së në Prizren, Isa Berisha

Më Shumë

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Lajmet e Fundit