3.4 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Paraburgim për dy persona që rrahën një tjetër në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë ditësh, ndaj të pandehurve D.R., dhe E.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: lëndimi i rëndë trupor.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurve D.R., dhe E.R., kavlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

“Të pandehurit D.R., dhe E.R., në bashkë kryerje, me datë 24 mars, në orët e vona të natës, në Prizren, i shkaktojnë lëndime të rënda trupore të dëmtuarit, në atë mënyrë që paraprakisht kishin qenë në një kafiteri ku kishin konsumuar alkool dhe nga i dëmtuari ishin fyer e sharë, në momentin kur i dëmtuari kishte dalë nga kafiteria, të pandehurit u ishin vënë pas duke e ndjekur me automjetin e tyre, tutje të pandehurit e shfrytëzojnë momentin e duhur kur në rrugë nuk ishte askush përveç të dëmtuarit, ashtu që në anën e majtë të rrugës e ndalin automjetin, që të dy dalin nga automjeti, shkojnë në drejtim të të dëmtuarit në anën e kundër të rrugës, u ofrohen të dëmtuarit, të cilin me grushte fillimisht e godet në pjesën e fytyrës i pandehuri D.R., nga e cila goditje i dëmtuari bie në tokë, me këtë rast të dy të pandehurit e godasin me shqelma në pjesën e kokës, e lënë të shtrirë në tokë dhe largohen nga aty, ndërsa i dëmtuari haset i shtrirë nga një kalimtar rasti i cili përmes telefonit njofton Emergjencën”, njofton Gjykata

Më Shumë

“Emrin tënd e përjetësova” – Kastriot Tusha sjell këngë për Komandant Drinin

Legjenda e muzikës shqiptare, tenori i madh Kastriot Tusha, ka realizuar një këngë të re kushtuar çlirimtarit Ekrem Rexha – Komandant Drinit. Kënga me...

Gjendet një trup i pajetë në Prizren, dyshohet për vdekje nga arma e zjarrit

Një trup i pajetë është gjetur para pak çastesh në qytetin e Prizrenit. Sipas informacioneve të para të Insajderi, dyshohet se vdekja e viktimës është...

Lajmet e Fundit