Totaj pyetje për Haskukën: Pse ekzistojnë tregjet në qytet?

Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, e ka një pyetje për kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka.

Pse ekzistojnë tregjet në qytet?

Totaj, ka reguar për vendosjen e tendave në lokacione të ndryshme të qytetit.

“Tashmë është e qartë, filozofia qeverisëse e VV dhe kryetarit Haskuka është plotësisht pa vizion dhe qëllim të vetëm e ka mbajtjen e vetvetes në pushtet”, shkruan Totaj.

“Si to komentohet ndryshe fillimi i ndërtimit të tezgave nëpër lokacione të ndryshme në qytet përveç se veprim elektoral, për të ju gjet zgjidhje disa shitësve për një grusht vota”.

“Pse kështu dëmtohet pa kujdes interesi publik duke uzurpuar trotuaret e qytetit tonë ?”.

Komuna e Prizrenit ka filluar sot vendosjen e tendave mobile, në pjesë të ndryshme të qytetit/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Lajmet e Fundit