3 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Afro 200 milionë euro u tërhoqën nga 10-përqindëshi

Deri më gjashtë prill të këtij viti, qytetarët kanë mundësinë ta tërheqin 10-përqindëshin nga Trusti Pensional i Kosovës, ndërsa deri tani kanë aplikuar mbi 90 për qind e qytetarëve.

Zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi, ka thënë se numri i aplikimeve ka shkuar deri në 425 mijë aplikues, që kap shifrat e rreth 197 milionë euro. Ai ka shtuar se nuk pritet që të arrihet shifra e 200 milionë euro deri në ditën e fundit të aplikimit.

“Nuk presim që shuma të kap 200 milionë euro në ditët që kanë mbetur. Jemi brenda pritshmërive, s’kemi pritur që do ta kapim këtë shifër. Jemi në kthim pozitiv, kjo rritje e vlerës ka ndikuar që të kemi tërheqje më të lartë”, ka deklaruar Demi.

Demi ka potencuar se kanë ankesa për çështjen e rimbursimit të kontributeve dhe që presin se ankesat mund të shkojnë edhe te Avokati i Popullit dhe Gjykata Kushtetuese.

“Duke pasur parasysh që kemi pasur mjaft ankesa dhe frymën se si kontribuohet, nuk është e pamundur që të kemi ankesa edhe te Avokati i Popullit për diskriminim. Për pjesën e rimbursimit s’do të flisja për shkak të kohës kur pritet të ndodhë por edhe elementeve diskriminuese që përmban ky ligj”, ka thënë ai në KTV.

Më Shumë

Vullnetarët e Vetëvendosjes në kufirin e Morinës ftojnë bashkatdhetarët të regjistrohen për votim

Në kufirin e Morinës, ku qindra mërgimtarë po arrijnë çdo orë duke sjellë gjallëri dhe energji festive në prag të fundvitit, përveç pritësve familjarë...

Kurti: Po punohet për ngritjen e standardit të jetesës për romët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi, deputeti Ergjan Galushi, morën pjesë në aktivitetet kulturore kushtuar gjuhës dhe kulturës Rome. Kryeministri...

Lajmet e Fundit