11.7 C
Prizren
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Bale: Ligji më kërkon të kthehem në Real Madrid

Gareth Bale i ka shpjeguar komentet për të ardhmen para skadimit të marrëveshjes së huazimit të tij në Tottenham, duke këmbëngulur se kontrata e tij nënkupton se ligjërisht ai duhet patjetër të kthehet në Real Madrid së pari.

Huazimi njëvjeçar i Bale në Tottenham mbaron në fund të këtij sezoni dhe në marrëveshjen mes dy klubeve nuk ekziston ndonjë opsion që ia mundëson klubit londinez ta blejë atë nga Real Madrid pas përfundimit të sezonit.

Anësori uellsian i pushtoi ballinat e gazetave sportive kur tha javën e kaluar se e ka ndërmend të kthehet në Santiago Bernabeu, por tani ka shpjeguar se ende nuk ka marrë vendim përfundimtar se ku do të luajë në sezonin 2021/22.

“Mendoj se për mua, së pari duhet ta përfundoj këtë sezon dhe kam shumë ndeshje për t’i zhvilluar deri në Euro 2020”, tha Bale.

“Natyrisht, kontrata ime thotë ligjërisht se unë duhet të kthehem në Real Madrid, këtë gjë e kam theksuar, gjë që nuk e fyen askënd. Ligjërisht këtë duhet ta bëj”, nënvizoi ai.

Më Shumë

Policia shton kontrollet ndaj kamionëve dhe autobusëve në Prizren

Policia e Kosovës në Prizren ka intensifikuar kontrollet ndaj kamionëve dhe autobusëve në kuadër të Planit Operativ Road Pol 2026, me qëllim të rritjes...

Punimet në rrugën “Xhemë Gostivari” të Prizrenit drejt përfundimit, pritet asfaltimi i plotë

Punimet për rregullimin e rrugës “Xhemë Gostivari” po vazhdojnë me intensitet të lartë, në kuadër të projekteve infrastrukturore të Komunës së Prizrenit. Sipas njoftimit të...

Lajmet e Fundit