5.9 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Tash e 500 vjet mrekullohen italianët me kulturë shqiptare, kur Arbëreshët festojnë Pashkët (FOTO/VIDEO)

KultPlus ju sjellë fotografi të realizuara nga fotografi Mario Calivà në Horën e Arbëreshëve ku janë mbajtur manifestime të ndryshme për të shënuar Pashkët.


Një regjistrim i kohëve të fundit tregon se ka rreth 800 veshje në Horën e Arbëreshëve, 500 prej të cilëve vishen për Pashkë. Për të shënuar Pashkët, arbëreshët organizojnë parada pas të cilës jepet bekimi dhe shpërndahen vezët e kuqe.

https://web.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fweb.facebook.com%2Fpianadeglialbanesihora%2Fvideos%2F1236542026478350%2F&show_text=0&width=267

Vezët e kuqe përfaqësojnë një traditë shekullore të Horës së Arbëreshëve dhe në përgjithësi të të gjitha komuniteteve lindore greko-bizantine dhe ritet ortodokse. Ato shprehin jetën, pjellorinë dhe Ringjalljen e Krishtit.

Hora e Arbëreshëve ka ruajtur shumë elemente etnike të kulturës së saj shqiptare, veçantitë e saj kulturore, gjuhësore, fetare (gjuhën, ritin bizantin, veshjet tradicionale, zakonet, muzikën, folklorin).

Banorët janë pasardhës të familjeve shqiptare, duke përfshirë edhe fisnikët dhe të afërmit e Skënderbeut, që u vendosën në Italinë e Jugut gjatë pushtimeve të Perandorisë Osmane në Ballkan.
Identiteti arbëror i Horës së Arbëreshëve është i fortë, në fakt gjuha arbëreshe flitet nga tërë bashkësia dhe përdoret në gazeta, shkolla dhe radio.

Bashkia përdor në dokumentet zyrtare gjuhën shqipe dhe italiane për banorët e saj, në bazë të ligjit ekzistues për mbrojtjen e pakicave etnike dhe gjuhësore në Itali./KultPlus.com

Më Shumë

Hedhja e mbeturinave në Dobërdelan, Muharremaj paralajmëron ndëshkime

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar ndaj hedhjes së paligjshme të mbeturinave inerte në fshatin Dobërdelan, duke paralajmëruar masa ndëshkuese për...

Vazhdojnë punimet në Tregun e Gjelbër dhe parkingun nëntokësor në Prizren

Vazhdojnë punimet në projektin e Tregut të Gjelbër dhe parkingut nëntokësor në Prizren, i cili po zhvillohet si një nga investimet kryesore infrastrukturore në...

Lajmet e Fundit