Ministri Hajrulla Çeku nderon figurën e Shaqir Hotit

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, së bashku me këshilltarin e tij, Liburn Jupollim, kanë bërë homazhe para Teatrit Kombëtar për të nderuar figurën e Shaqir Hotit, i cili ndërroi jetë dje më 10 prill 2021.

Ata u nënshkruan në librin e zisë i cili ishte vendosur para Teatrit Kombëtar për këtë qëllim.

“Kosova humbi njërin prej njerëzve më të urtë dhe më të dashur i cili me kapacitetin e tij profesional, intelektual e njerëzor kultivoi një pjesë tejet të rëndësishme të trashëgimisë sonë shpirtërore dhe ishte forcë e bashkimit të të gjitha fushave të tjera kulturore – veçanërisht të kulturës sonë muzikore”.

Më Shumë

Ekzekutohen shtesat prej 500 eurosh për lehonat

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot janë ekzekutuar shtesat për lehonat. Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, mjetet financiare...

Arrestohet një person në Lubizhdë të Hasit, dyshohet se shtiu me armë gjatë një ahengu

Një person është arrestuar në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu. Sipas raportit të...

Lajmet e Fundit