Ozil feston fitoren e Realit në “El Clasico”

Ish- mesfushori i Real Madrid, Mesut Ozil nuk e ka harruar ish- klubin, dhe madje e ka përkrahur Real Madridin në rrugën drejt titullit, shkruan Insporti.

Ozil ka shikuar me vëmendje fitoren e djeshme të “Los Blancos” në “El Clasico” dhe e ka festuar përmes disa postimeve në rrjetin e tij social, ‘Twitter’.

“Ndeshje e mrekullueshme. Pikë shumë të mëdha. Ata janë favoritët për titull tani”, shkroi ai.

Pos kësaj, Ozil lavdëroi lartë edhe ish bashkëlojtarin, Karim Benzema.

“Sulmuesi më i mirë në La Liga e tregoi klasin sërish, djali im Benzi”.

 

32-vjeçari zhvilloi plotë 159 paraqitje për Realin gjatë tri viteve mes 2010 – 2013, kohë në të cilën realizoi 27 gola dhe dhuroi 80 asistime.

Më Shumë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Kujtim Koqit nga Prizreni

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e personit në kërkim, Kujtim (Iftiman) Koqi, i lindur më 11.05.1989 në Prizren. Policia njofton...

Bashkimi kërkon reagimin në Prizren, Trepça një fitore larg titullit

Bashkimi dhe Trepça përballen sonte në finalen e katërt të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, në një duel që mund të përcaktojë kampionin e Kosovës...

Lajmet e Fundit