9.3 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Lëshimi i objektit pas skadimit të kontratës, Haskuka: Problem kemi vetëm me partitë opozitare

“VV veç e ka lëshuar objektin dhe po zhvendoset. Problemin e kemi vetëm me partitë opozitare në Prizren”.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se të gjitha partive politike [pozitë apo opozitë] që iu ka skaduar kontrata, duhet t’i lirojnë objektet dhe të vazhdohet me procedura të reja.

Në një lidhje direkte në Edicionin Special në Klan Kosova, ai ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje tashmë e ka lëshuar objektin e vjetër dhe është duke u zhvendosur në një lokacion tjetër.

Sipas tij, janë partitë opozitare ato që po paraqesin problem.

“Ky është një problem nga viti 2019. Partive politike që kanë pasur kontrata me komunën, iu ka skaduar kontrata. Sipas ligjit të vitit 2019, nuk kemi të mundur ta bëjmë vazhdimin e tyre”.

“Në fillim të vitit 2020, partitë politike kanë kërkuar që unë ta shtyjë vendimin derisa të kalojë pandemia, por kjo nuk mund të vazhdojë pafundësisht”.

“Në bazë të rekomandimeve dhe procedurave ligjore unë iu kam dërguar njoftimin se duhet ta lëshojnë objektin që e kanë pa kontratë”.

Ai ka treguar se në rast se i tërheq këtë vendime, përbënë shkelje ligjore.

“Këtë nuk do ta bëj dhe ata [partitë politike] duhet t’i lirojnë objektet në datën e paraparë. Po kërkohet të bëhet një shkelje ligjore për të funksionuar asambleja komunale. Nëse ata dalin kundër rendit dhe ligjit kjo është shumë brengosëse. Janë bashkuar të gjithë për me shkel ligjin, kjo nuk është në rregull”.

Sipas tij, partive politike [qofshin pozitë apo opozitë] që iu ka skaduar kontrata – kontrata nuk mund t’iu vazhdohet dhe ata duhet ta lirojnë objektin.

“VV veç e ka lëshuar objektin dhe po zhvendoset. Problemin e kemi vetëm me partitë opozitare në Prizren”.

Më Shumë

Hedh mbeturina në hapësirë publike, gjobitet me 200 euro dhe detyrohet t’i pastrojë në Suharekë

Një qytetar është gjobitur me 200 euro pasi ka ndotur hapësirën publike duke hedhur mbeturina, ndërsa është detyruar edhe që t’i largojë ato. Lajmin e...

Junior 06 dominon Megasportin në gjysmëfinalen e parë U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të thellë ndaj Megasportit me rezultat 98:49, në ndeshjen e parë gjysmëfinale...

Lajmet e Fundit