13.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Ky është plani i Albin Kurtit për konfiskimin e pasurisë (Dokument)

Anëtarët e kabinetit qeveritar kanë miratuar koncept-dokumentin për pasurinë e pajustifikueshme, i cili do të mundësoi konfiskimin e pasurisë së secilit qytetarë të Kosovës, i cili nuk arrin të dëshmoi se si e ka fituar atë.

Sipas këtij modeli, në rastet kur prokurori apo organet e tjera të autorizuara kanë dyshime se pasuria e personave të caktuar është fituar përmes veprimtarisë joligjore, atëherë ata mund të bëjnë kërkesë për konfiskimin e pasurisë edhe në rastet kur ndaj personave të tillë nuk ekziston një aktgjykim dënues

“Pra, sipas këtij modeli lejohet konfiskimi i pasurisë me origjinë joligjore edhe pse nuk është dëshmuar paraprakisht se është kryer vepra penale përmes së cilës është përfituar pasuria në fjalë. Fushëveprimi i këtij modeli, në parim, shtrihet mbi të gjithë qytetarët, pa kufizime në kategori të caktuara”, thuhet në dokumentin e miratuar tashmë nga Qeveria e Kosovës.

 

Në këtë dokument përmendën fazat e procesit të konfiskimit.

Fillimisht synohet identifikimi përmes hetimeve financiare që ndihmojnë në përcaktimin e pasurive që potencialisht kanë origjinë të paligjshme.

Ruajta dhe ngrirja apo sekuestrimi i pasurisë përmes kërkesës, mjeteve juridike dhe një urdhri gjyqësor.

Më pas konfiskimi përfundimtar përmes një vendim gjyqësor.

Pika e katërt është përmbarimi – zbatimi i urdhrit proceduar për kalimin e pasurisë ligjërisht tek autoritetet.

Dhe pika e fundit është rishpërndarja, kush dhe si administrojnë pasurinë, rastet kur mbahet pasuria e kur duhet shitur.

 

 

 

Në këtë koncept dokument specifikohen edhe kushtet për vërtetimin e pasurisë duke u bazuar në katër indikatorë.

– I dyshuari ka sajuar pasurinë në bazë të ndonjë veprimtarie e cila paraqet rrethanë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

– I dyshuari ka transferuar tërë pasurinë e tij apo një pjesë të saj tek personat e tretë pa kompensim apo me kompensim i cili nuk është ekuivalent me vlerën e pasurisë së transferuar.

– Të hyrat legjitime të të dyshuarit kanë qenë të pamjaftueshme për të mundësuar blerjen e pasurisë.

– Nga veprimtaria të cilën e ushtron i dyshuari rezulton mundësia e kryerjes së veprës penale që ndërlidhet me motivin e përfitimit material.

Ministria e Drejtësisë kërkon që Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së Fituar në mënyrë të pajustifikueshme të përcaktojë në mënyrë të qartë kategorinë e personave mbi të cilët do të aplikohet.

 

 

Në këtë koncept-dokument shihet se janë marrë model Irlanda, Mbretëria e Bashkuar, Sllovenia, Italia e Gjermania.

 

 

Sa i përket caktimit të autoritetit kompetent për konfiskim civil, planifikohet krijimi dhe fuqizimi i mekanizmit të ri me ketë kompetencë agjenci ose tjetër e cila do t’i ketë afërsisht 30 të punësuar./Front Online/

Më Shumë

Lajmet e Fundit