11 C
Prizren
E shtunë, 8 Maj, 2021

Për tri javë, 532 mësimdhënës dhe 712 nxënës të infektuar me koronavirus

Në një periudhë trejavore, përkatësisht nga 15 marsi deri më 2 prill, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 532 mësimdhënës dhe 712 nxënës të infektuar me koronavirusin e ri.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

“Këto të dhëna merren nga Drejtoritë komunale të arsimit, ndërsa të dhënat e sakta i posedon vetëm Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) “, thuhet në përgjigjje të kabinetit të ministres së Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci, për Radion Evropa e Lirë.

Në institucionet e arsimit parauniversitar dhe atij universitar në Kosovë, aktiviteti mësimor, nga 12 prilli, është duke u zhvilluar në formatin online. Ky vendim është marrë nga Qeveria e Kosovës, me qëllim të luftimit të koronavirusit.

Nxënësit nga klasat një deri në pesë, aktivitetin mësimor po e zhvillojnë me prani fizike në shkolla. Ndërkaq, institucionet parashkollore do të vazhdojnë aktivitetin normalisht, duke i respektuar masat dhe rekomandimet kundër COVID-19.

Mësimdhënësit në Kosovë po kërkojnë nga institucionet shëndetësore që të futën në listën me prioritet për vaksinimin kundër COVID-19, për shkak të siç thonë ata, rrezikshmërisë për t’u infektuar, por edhe për mbarëvajtjen e procesit mësimor në nivel të duhur.

Në përgjigjje të ministrisë së Arsimit, thuhet se “ministrja Nagavci e ka bërë të qartë se kjo do të trajtohet me prioritet dhe për këtë çështje është në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë. Do shikohet që prioritet t’u kushtohet mësimdhënësve me sëmundje kronike dhe atyre në moshë më të shtyer”.

Sa i përket vendimit rreth mënyrës se si do të mbahet mësimi javën e ardhshme, ministrja Nagavci ka thënë se vendimi do të merret varësisht nga rekomandimet e organeve kompetente, por edhe në dakordim me të gjitha drejtoritë komunale.

Më Shumë

Hajdar Beqa i PDK-së – deputetit të VV-së: Krytë ta heki !

Deputet e opozitës sot kanë diskutuar me tensione me ministren e Jashtme Donika Gërvallën, e cila gjatë fjalimit të saj në Kuvend i akuzoi...

Provim shtetëror për mësimdhënësit fillestarë, flasin ekspertët e arsimit

Dukagjin Pupovci, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ditë më parë ka bërë të ditur se ky dikaster ka në plan që të...

L’Equipe: Neymar te PSG deri në vitin 2026

Paris Saint-Germain do të konfirmojë rinovimin e kontratës me Neymar të shtunën (sot), me lojtarin që do të vendosë nënshkrimin e tij në një...

Mot me diell dhe vranësira, këto janë temperaturat për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë mot me diell dhe vranësira. Sipas njoftimit të IHK-së, bëhet e...

Haxhi Shala: Më vjen keq për Fatmir Limajn, ai e meriton vendin në Kuvend

Anëtari i AAK-së, Haxhi Shala, ka komentuar zhvillimet politike në vend pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Ai ka komentuar edhe mos kalimin e pragut nga...

Duda Balje tregon se a flirtojnë politikanët me të

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka qenë e ftuar në një intervistë së fundi, ku iu është përgjigjur disa pyetjeve për jetën...

Sulmohet fizikisht një i mitur në Suharekë, bëhet për spital

Një i mitur është sulmuar fizikisht nga disa persona dje në rrugën “Shkëndija” në Suharekë. Atij i është ofruar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të...

Duda Balje: Nuk jam më e ëmbël se dudi, por aty afër

Duda Balje i është përgjigjur 50 pyetjeve që lidhen me jetën e saj private dhe atë profesionale. Një pyetje shumë interesante iu bë asaj në...

Ministri Çeku për rrahjen në ndeshjen Ponte Prizreni-Peja: Veprimet anti sportive do të marrin përgjigjen e merituar

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar pas rrahjes që ndodhi sot në ndeshjen Ponte Prizreni-Peja, duke thënë se sulmet fizike,...

Dënohet Rizan Hoxhaj që mori para në emër të burrit të prokurores nga Prizreni,Ervehe Gashi

Gjykata e ka shpallur fajtor të akuzuarin, Rizan Hoxhaj për kryerjen e veprës së ushtrimit të ndikimit në rastin e burrit të prokurores së...

Surprizon Ardit Gjebrea, ja këngëtarja e famshme që do të prezantojë ‘Këngën Magjike’

Producenti dhe prezantuesi i njohur , Ardit Gjebrea na ka surpizuar teksa ka zbuluar emrin e prezantueses që do e shoqërojë në “Këngën Magjike”....

SHBA dërgon aeroplanë luftarakë për të mbrojtur trupat e saj gjatë tërheqjes nga Afganistani

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar burime shtesë ushtarake për të mbrojtur forcat amerikane dhe të koalicionit gjatë tërheqjes nga Afganistani. Aeroplana bombardues dhe...

Tre të lënduar nga përleshja në ndeshjen Ponte-Peja, policia hap rast

Ndeshja vendimtare e gjysmëfinales së play-offit të Superligës në basketboll mes Ponte Prizrenit dhe Pejës është ndërprerë mbrëmë pas pjesës së parë, për shkak...

Tea tregon se kush ishte simpatia e saj e parë!

Konkurentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni iu është përgjigjur pyetjeve të disa ndjekësve të saj në Instagram. Dikush nga ta ka qenë kuriozë të dije se...

Shkencëtarët e Universitetit të Chicagos zbulojnë trajtimin tërësisht të ri për të mundur koronavirusin

Studiuesit në Universitetin e Chicagos kanë zbuluar një trajtim tërësisht të ri potencial për COVID-19: nanogrimcat që kapin viruset SARS-CoV-2 brenda trupit dhe më...

Malisheva gati përgatitjet për dezinsektimin kundër rriqrave

Shtabi komunal për menaxhimin e situatës me endeminë e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK) në Komunën e Malishevës, sot e ka mbajtur takimin e...

Lajmet e Fundit