9.3 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Vodhi 222 euro që ishin destinuar për shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, arrestohet i dyshuari nga Prizreni

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren, një qytetare punëtore në postë informoj policinë se një person i dyshuar e ka vjedhur një kuti më të holla të cilat ishin të destinuara për aktivitete humanitare për shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.

“Në lidhje më këtë rast një qytetarë në cilësinë e dëshmitarit duke e parë këtë dukuri, duke vepruar më përgjegjësi qytetare, ndaloj të dyshimtin dhe e informoj policinë mbi identitetin dhe vendndodhjen e të dyshimtit dhe policia e pati më të lehtë arrestimin e të dyshuarit. I dyshuari së bashku më dëshmitarin u dërgua në stacionin e policisë, dhe gjatë kontrollimit ju gjeten 222 (dyqind e njëzet e dy) Euro, të vjedhura nga arka humanitare.

Policia sekuestroj këto të holla në cilësinë e dëshmisë materiale. Ndërsa i dyshuari K.P i lindur në vitin 1990 u ndalua në mbajtje në afat prej 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për këtë rast u informua Prokurori i Shtetit i cili lëshoj aktvendimi për ndalimin e të dyshuarit. Rasti është duke u hetuar.

Polica rajonale në Prizren, është e përkushtuar të hetoj të gjitha veprat penale, ne veçanti falënderon dhe përgëzon veprimin e qytetarit i cili mori guximin të identifikoj dhe ta paraqes para policisë të dyshimtin e rastit të vjedhjes së parave të destinuara për aktivitet humanitarë

Më Shumë

Tingujt e Festivalit të Muzikës pushtojnë Prizrenin

Kushdo që kaloi kah qendra e Prizrenit nga mesdita e së martës e deri pasdite, veç bukurive natyrore që pa, arriti të kënaqet edhe...

Dy budallaki dhe një djallëzi

Shkruan Ag Apolloni Para pak ditësh ndodhi një budallaki me një ekspozitë që provokoi protesta. Ishte ekspozitë e bazuar në një monografi për masakrat në...

Lajmet e Fundit