1.9 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Ronaldo i gatshëm të zvogëlojë pagën e tij për t’u kthyer te Manchester Unitedi

Cristiano Ronaldo thuhet se po tundohet nga një kthim i mundshëm te Manchester Unitedi dhe është i gatshëm të zvogëlojë pagën e tij për të luajtur përsëri me Djajtë e Kuq.

Kontrata e yllit portugez skadon në qershor të 2022, por sipas La Gazzetta dello Sport, Ronaldo po konsideron largimin nga Juventusi pasi sezoni nuk ka shkuar siç ishte planifikuar.

Zonja e Vjetër është gjithashtu në telashe financiare, e cila është arsyeja kryesore që ata vendosën të fillonin një Superligë Evropiane së bashku me disa nga klubet më të famshme në Evropë, por projekti zgjati vetëm 48 orë.

Perez hodhi poshtë zërat për një kthim të mundshëm të lojtarit në Bernabeu.

Ronaldo është në një marrëveshje prej 31 milionë eurosh në vit në Juventus dhe duhet të shkurtojë pagën për t’u kthyer te Unitedi 12 vjet pas largimit të tij.

Raportet sugjerojnë që 36-vjeçari do të pranonte të shkurtonte pagën për t’u kthyer në Old Trafford, por nuk do të pranonte një pagë nën 20 milionë euro në vit.

Juventusit i duhen të paktën 29 milionë euro nga shitja e portugezit dhe do të ishte i gatshëm të ndërronte CR7 me Paul Pogba, edhe pse Djajtë e Kuq nuk duket se janë të hapur për të përfunduar një marrëveshje të tillë. /Telegrafi/

Më Shumë

Abrashi: Presim të fitojmë mbi 50 për qind

Kandidati për deputet nga LVV-ja, Artan Abrashi, tha për RTV21 se ky subjekt politik po hyn në zgjedhje me një program të qartë dhe...

Muharremaj krijon parkingje për mërgimtarët në Suharekë, në dispozicion edhe oborri i Komunës

Në kuadër të ardhjes së mërgimtarëve gjatë festave të fundvitit, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka marrë vendim për krijimin e hapësirave...

Lajmet e Fundit