13.2 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Ndërron jetë një zyrtar i LDK-së në Suharekë

Ka vdekur Remzi Kololli, kryetar i nëndegës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Budakovë të Suharekës.

Për vdekjen e tij ka njoftuar dega e kësaj partie në Suharekë.

“Dita e sotme për degën e LDK-së në Sukarekë, filloi me një lajm tepër pikëllues. Është ndarë nga jeta njëri prej veprimtarëve më të devotshëm të LDK-së Ing. Remzi Kololli. I ndjeri kishte filluar veprimtarinë patriotike qysh nga fillimi i lëvizjes gjithpopullore në Lidhjen Demokratike të Kosovës, në shërbim të lirisë e demokracisë. Ishte veprimtar i paepur i LDK-së, puna, përkushtimi e sinqeriteti qenë prej virtyteve që karakterizonin përsonalitetin e tij”, thuhet në njoftimin e tyre.

Njoftimi i plotë:

Dita e sotme për degën e LDK-së në Suharekë, filloi me një lajm tepër pikëllues. Është ndarë nga jeta njëri prej veprimtarëve më të devotshëm të LDK-së Ing. Remzi Kololli

I ndjeri kishte filluar veprimtarinë patriotike qysh nga fillimi i lëvizjes gjithpopullore në Lidhjen Demokratike të Kosovës, në shërbim të lirisë e demokracisë.

Ishte veprimtar i paepur i LDK-së, puna, përkushtimi e sinqeriteti qenë prej virtyteve që karakterizonin përsonalitetin e tij.

Ai u zgjodh e u rizgjodh kryetar i nëndegës së LDK-së në Budakovë. Post të cilin e mbajti me përgjegjësi të lartë e përkushtim të madh.

Dega e LDK-së në Suharekë, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, rrethit e shoqërisë.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Më Shumë

Një 51-vjeçar gjendet i vdekur në fshatin Bellanicë të Malishevës

Një person i moshës 51-vjeçare është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Bellanicë të Malishevës. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja...

Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Suharekë

Edhe tri përballje interesante do të zhvillohen të dielën në kuadër të xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës. Vëmendja do të jetë padyshim në...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit