5.3 C
Prizren
E premte, 16 Janar, 2026

Ledri bën shaka për trupin e saj dhe reagimi i Sarës është fiks ashtu siç e prisnim!

Sara Hoxha është kthyer në një ndër personazhet më të percjellura e të komentuara në rrjete sociale.

Partnerja e Ledrit përpiqet të ndajë me fansat e saj sa më shumë të jetë e mundur nga jeta e saj personale, teksa na e zbukuron gjithmonë ditën me foto e video të të voglës, që është kthyer në bebushen më të famshme të “Instagram-it”.

Kanë kaluar katër muaj nga lindja e Poem Blu dhe megjithëse në rrjete sociale është shfaqur me forma thuajse “perfekte”, Sara i ka këshilluar më herët fansat e saj të mos besojnë çdo gjë që shohin në “Instagram”.

Këtë periudhë Sara po e kalon me shumë sportivitet, por Ledri nuk po e ndihmon aq sa duhet.

Së fundmi, Sara ka ndarë në “Instagram” një pjesë nga bisedat me Ledrin në rrjete sociale, ku ky i fundit bën shaka me mënyrën se si është ndjerë ajo pas lindjes.

Ledri i ka nisur Sarës një video komike, në të cilën një burrë bën shaka me mënyrën se si duket trupi i partneres së tij.

“Si u ndjeve pas lindjes”, i ka shkruar Ledri Sarës përkrah videos.

Kjo e fundit e ka ndarë me të gjithë fansat dhe ka treguar se është “revoltuar” pas bisedës me partnerin.

Image

Image

 

Më Shumë

Zënka përfundon në të shtëna me armë në Prizren

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar gjatë ditës së diel në Prizren.   Sipas policisë, dy persona janë përplasur verbalisht, e pastaj njëri prej tyre...

Bashkimi triumfon ndaj Vëllaznimit

Bashkimi i Prizrenit e ka marrë një fitore të madhe në udhëtim ndaj Vëllaznimit të Gjakovës, duke triumfuar me shifrat 72:81 në kuadër të...

Lajmet e Fundit