11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Bashkimi Evropian padit AstraZeneca-n, vonoi vaksinat

Komisioni Evropian ka bërë me dije se ka paditur AstraZeneca-n (AZN.L) për mosrespektimin e kontratës së saj në lidhje me furnizimin e vaksinave COVID-19 dhe për mospasjen e një plani “të besueshëm” për të siguruar dërgesat në kohë.

“Ne duam të sigurohemi që ka një shpërndarje të shpejtë të një numri të mjaftueshëm të dozave, të cilat janë premtuar në bazë të kontratës”, tha përfaqësuesi i KE-së.

Në përgjigje, AstraZeneca theksoi se veprimi ligjor i BE-së ishte i padrejtë dhe u zotua të mbrohej në gjykatë.

Sipas kontratës së AstraZeneca me BE-në, kompania ishte zotuar të bënte “përpjekjet e saj më të mira” për të dhënë 180 milionë doza vaksinash në bllok në tremujorin e dytë të këtij viti.

Por AstraZeneca, në një deklaratë, u shpreh se do të synonte të jepte vetëm një të tretën e kësaj shume deri në fund të qershorit – dhe rreth 70 milionë në tremujorin e dytë.

Kontrata midis AstraZeneca-s dhe BE-së u nënshkrua nga Komisioni Evropian në emër të vendeve anëtare të bllokut gushtin e kaluar.

Çështja ligjore do të zgjidhet nga gjykatat belge.

Shefi i AstraZeneca, Pascal Soriot, ka argumentuar më parë se kontrata e kompanisë së tij me BE-në e lidh atë vetëm me një klauzolë.

Por Komisioni Evropian thotë se pjesa tjetër e kontratës tregon përgjegjësi më të madhe ligjore se kaq.

Diplomatët dhe politikanët e BE-së kanë theksuar se kompania ka dorëzuar kryesisht doza të premtuara ish-vendit anëtar të BE-së, Mbretërisë së Bashkuar, ku ka selinë AstraZeneca.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Asfaltohet rruga Zym-Lugishtë-Dedaj në Has

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur sot se është shtruar shtresa e dytë me asfalt në rrugën Zym-Lugishtë-Dedaj të Hasit. "U shtrua sot shtresa...

Totaj: Amerikanët janë lodhur me Albin Kurtin

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, deklaroi se amerikanët janë lodhur nga qasja e Qeverisë Kurti dhe se durimi i tyre po përfundon. “Duhet...

Lajmet e Fundit