Një femër në Zhur të Prizrenit tenton ta vras veten

Në fshatin Zhur të Prizrenit, një femër ka tentuar ta vras veten – si rëndom, duke përdorur medikamente, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se më datë 29 prill rreth orës 16:00, e njëjta ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Dyshohet se ajo tentoi ta vras veten duke konsumuar medikamente të ndryshme dhe në sasi të konsiderueshme.

Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe sipas mjekut kujdestar, siç mësoi Sinjali, gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetë.

Nuk dihet arsyeja e përdorimit të medikamenteve nga ana e saj që deshi t’ia marrë jetën vetes.

Sinjali mëson se ajo tashmë është hospitalizuar./Gazeta Sinjali/

Më Shumë

Trepça fiton dramën në Prizren, një fitore larg titullit kampion

Trepça ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Bashkimi me rezultat 80:84 në palestrën “Sezai Surroi”, duke krijuar epërsi 3:0 në serinë finale të “Play-off”-it...

Nënshkruhet marrëveshja për dislokimin e rezervuarit në Kalanë e Prizrenit

Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Ministria e Ekonomisë dhe Hidroregjioni Jugor kanë nënshkruar një marrëveshje tripalëshe për realizimin e projektit kapital “Dislokimi i rezervuarit...

Lajmet e Fundit