Komuna e Suharekës diskuton me banorët për Hartën Zonale

Komuna e Suharekës ka diskutuar me banorët për Hartën Zonale e Komunës për të evidentuar vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet nga ana e të pranishmëve.

“Draft plani:Harta Zonale e Komunës u diskutua edhe me banorët e Lagjës “Fidanishte”. Komuna e Suharekës, me diskutimin publik që u mbajt sot me banorët e Lagjës “Fidanishte”, ka përmbyllur fushatën e Diskutimeve publike për draft plani: Harta Zonale e Komunës”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

“Draft plani:Harta Zonale e Komunës u diskutua edhe me banorët e “Zona Qendër”. Para banorëve të “Zona Qendër”në Suharekë, sot u prezentua draft plani: Harta Zonale e Komunës. Në hapësirat e Sallës së Asamblesë Komunale, vëmendje iu kushtua respektimit të masave, rregullave dhe rekomandimeve për mbrojtje nga COVID-19, si dhe u evidentuan vërejtjet, propozimet dhe sygjerimet nga ana e të pranishmëve për draft planin për hartat Zonale të Komunës”.

“U mbajt diskutimi publik me banorët e Shirokës për Draft planin:Harta Zonale e Komunës. Diskutimet publike me qytetarë për Draft planin Harta Zonale e Komunës së Suharekës, kanë vazhduar edhe sot. Një diskutim i tillë është organizuar me banorët e Shirokës, i cili u mbajt në ambientet e Shkollës Fillore “ 17 Shkurti ”, duke respektuar masat, rregullat dhe rekomandimet për mbrojtje nga COVID-19. Vërejtjet, propozimet dhe sygjerimet nga ana e të pranishmëve janë evidentuar dhe do të shqyrtohen për kompletimin e një plani sa më të mirë të Hartave Zonale të Komunës”.

Më Shumë

Dinamo mposht Lirinë, siguron finalen e barazhit për Superligë

Dinamo ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Lirisë në ndeshjen e playoffit të Liga e Parë e Kosovës, duke siguruar kështu kualifikimin në barazhin...

Liria me njoftim për tifozët: Sektori lindor i dedikuar për përkrahësit në Klinë

Liria ka dalë me një njoftim zyrtar për tifozët para ndeshjes së rëndësishme ndaj Dinamos në playoffin e Ligës së Parë të Kosovës. Klubi ka...

Lajmet e Fundit