14.9 C
Prizren
E premte, 17 Prill, 2026

Tre të vdekur e 158 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë vdekur tre persona si pasojë e COVID-19, ndërkohë që janë shënuar edhe 158 raste të reja pozitive.

Të tri rastet e vdekjes janë nga Gjilani (79, 78, 76 vjeç), ndërkohë numri i rasteve pozitive ka dalë nga kryerja e 2.193 mostrave të dyshimta për Sars CoV-2.

Me këtë, numri total i rasteve pozitive është rritur në 106.022, ndërkohë i të vdekurve në 2.198.

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas IKSHPK-së, janë shëruar 346 pacientë, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 96.668.

Raste aktive janë 7.156

Më Shumë

Driton Selmanaj reagon me një foto pasi u la jashtë Kryesisë së LDK-së

Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka reaguar me një foto në Facebook pasi partia më e vjetër në vend nxori...

Tërhiqet nga boksi Amarildo Bakaj në moshën 26-vjeçare

Boksieri i njohur shqiptar, Amarildo Bakaj, ka tronditur opinionin sportiv duke njoftuar tërheqjen e parakohshme nga ringu në moshën 26-vjeçare. Përmes një reagimi prekës në...

Lajmet e Fundit