2.2 C
Prizren
E martë, 17 Shkurt, 2026

Ylli mposht Pejën në finalen e parë

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore në ndeshjen e parë finale ndaj Pejës me rezultat 75:83 dhe bën hapin e parë drejt titullit kampion.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Karagaçi” në Pejë u nis me avantazh të suharekasve dhe u mbyll ashtu, edhe pse çereku i fundit ishte mjaft elektrizues, shkruan Gazeta Express.

Çereku i parë i ndeshjes përfundoi 16:22 për Yllin, teksa në përfundim të pjesës së parë suharekasit e thelluan epërsinë 33:42.

Në çerekun e tretë pejanët u këndellën pak duke e mbyllur atë në vetëm gjashtë pikë diferencë, 55:61.

Çereku i fundit nisi mirë për vendasit që në një moment iu afruan në tri pikë, megjithatë Ylli e rimorri ndeshjen nën kontroll dhe në fund triumfoi 75:83.

Te Peja u dalluan Laron Dandy me 17 pikë e 12 kërcime dhe Brandon Walters me 16 pikë e 10 kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli më i dalluari ishte Erjon Kastrati me 26 pikë e pesë asistime. Ndeshja e radhës zhvillohet të dielën mbrëma në Therandë.

Kështu, ekipi nga Suhareka bën fitoren e parë në serinë e finaleve, teksa i nevojiten edhe dy të tjera për t’u shpallur kampion. /Gazeta Express/

Më Shumë

Çikat e Bashkimit KAMPIONE të Kupës

KBF Bashkimi ka fituar Kupën e Kosovës në konkurrencën e femrave, duke mposhtur KBF Peja 03 me rezultat përfundimtar 70:61, raporton PrizrenPress. Pjesa e parë...

Prizreni shënon 18-vjetorin e Pavarësisë, Totaj fton për festë dinjitoze dhe t’i bashkohen marshit “Drejtësi, jo politikë”

Kryetari i Komunës së Prizren, Shaqir Totaj, ka publikuar agjendën e aktiviteteve për kremtimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republika e Kosovës, të organizuar...

Lajmet e Fundit