32.5 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Manchester City dhe Chelsea në kërkim të Robert Lewandowski-t

Finalistët e Ligës së Kampionëve Chelsea dhe Manchester City janë shfaqur si pretendentë për të nënshkruar me Robert Lewandowskin këtë verë.

32 vjeçari Lewandowski, ka një kontratë me Bayern deri në vitin 2023 dhe burimet e ESPN thanë se klubet e interesuara do të duhet të ofrojnë 60 milion € për të filluar negociatat mbi një lëvizje të mundshme.

Një nga më të mirët e të gjitha kohërave të Bundesligës, Lewandowski ka 36 gola në ligë në 31 ndeshje këtë sezon dhe po i afrohet rekordit të Gerd Muller i cili ka 40 gola në një sezon, në vitin 1971-72.

Reprezentuesi polak gjithashtu ka 272 gola të Bundesligës përgjatë karrierës së tij në Gjermani, për Borussia Dortmund dhe Bayern, dhe do të kishte rekordin e Muller prej 365 në radarin e tij nëse ai qëndron në Bayern.

Lewandowski ka lënë të kuptohet më parë se ai do ta përfundojë karrierën e tij në Bayern Munchen, por interesi nga Premier League mund ta tundonte atë në një sfidë të re.

Chelsea dhe City janë të dy në kërkim të një sulmuesi këtë verë, me Thomas Tuchel të etur për të përmirësuar opsionet e tij sulmuese pas një sezoni të vështirë debutues për Timo Werner.

Ndërsa, Pep Guardiola po kërkon të zëvendësojë Sergio Aguero në largim e argjentinasit nga Manchester City.

 

/Albanianpost.com

Më Shumë

Dragashi ndan 150 mijë euro për 21 organizata kulturore, rinore dhe sportive

Komuna e Dragashit ka ndarë rreth 150 mijë euro për të mbështetur 21 organizata joqeveritare dhe klube sportive që do të realizojnë projekte në...

Marrëveshje mirëkuptimi për investime në Lagjen e Komuniteteve në Rahovec

Sot u nënshkrua marrëveshja e mirëkuptimit për projektin “Ndërtimi i parkingjeve të reja me ndriçim publik, hapësira të gjelbëruara dhe ndërtimi i rrugës në...

Lajmet e Fundit