Edhe dy autoambulanca të reja për ofrim të ndihmës së shpejtë pacientëve të Prizrenit

Shërbimit të Urgjencës së Komunës së Prizrenit, nga sot i janë shtuar edhe dy autoambulanca të reja, që i posedojnë të gjitha kushtet dhe pajisjet e standardeve më të larta për ofrimin e ndihmës së shpejtë në secilin cep të komunës së Prizrenit.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka deklaroi se që nga fillimi i qeverisjes së tij, pra për rreth 3 vite, Shërbimi i Urgjencës është furnizuar me 6 autoambulanca të reja, që e çojnë numrin total të tyre në 9.

Po ashtu kryetari Haskuka theksoi se do të vazhdojnë të punojnë maksimalisht për ofrimin e shërbimeve sa më të mira shëndetësore për qytetarët e Prizrenit, ndërkaq aktualisht janë duke punuar me Ministrinë e Shëndetësisë, për rritjen e numrit të stafit shëndetësor të shëndetësisë primare.

Më Shumë

U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

Një bashkatdhetare 65-vjeçare nga Zvicra ka humbur rrugën pasditen e së martës gjatë një shëtitjeje me familjarët në malet e Prevallës. Sipas informacioneve fillestare, ajo...

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Lajmet e Fundit