4.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

India regjistron 300 mijë vdekje nga Covid-19

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Indi ka kaluar mbi 300 mijë ndërsa vendi po vazhdon të ndeshet me pandeminë.

Ekspertët paralajmërojnë se numri i vërtetë i viktimave mund të jetë shumë më i lartë pasi shumë vdekje nuk regjistrohen zyrtarisht.

India ka regjistruar 26 milionë raste dhe tani është epiqendra e pandemisë globale.

Vendi është gjithashtu i treti në botë që regjistron më shumë se 300,000 vdekje – pas ShBA-së dhe Brazilit.

U desh më pak se një muaj për të regjistruar 100,000 vdekjet e fundit.

Një valë e dytë vdekjeprurëse në javët e fundit ka mbingarkuar sistemin e kujdesit shëndetësor të vendit, me spitalet që luftojnë për të përballuar fluksin e pacientëve dhe me barnat kritike dhe oksigjenin që mbaron, shkruan BBC

Më Shumë

Ylli pret Apoloninë

Golden Eagle Ylli do të përballet me Apoloninë në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës Unike të Meshkujve, në një ndeshje të rëndësishme...

62 aksidente trafiku në vend

Bilanci i ditës së shtunë ka përfunduar me 62 aksidente trafiku në vend. Sipas statistikave të Policisë, 28 aksidente kanë ndodhur me persona të lënduar,...

Lajmet e Fundit