Prangoset një 18 vjeçar në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin me iniciale E.B, i lindur në vitin 2003 i cili dyshohet se në Prizren ka kryer veprën penale “Grabitje”.

18-vjeçari dyshohet se mbrëmë bashkë me një person tjetër janë futur në automjetin e një shtetasi të Shqipërisë dhe nën kërcënimin e thikës ia kanë grabitur atij 60 euro pata të gatshme.

Ata dyshohet se e kanë mbajtur shtetasin e Shqipërisë për një kohë, derisa në vendin e ngjarjes ka shkuar dhe ka intervenuar policia.

I dyshuari për këtë rast është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Njësitë policore e morën viktimën e rastit të grabitjes dhe pas intervistës të dyshimtit dhe dëshmitarëve kuptuan së kishim të bënim më rast grabitje. Në cilësinë e dëshmitarëve policia intervistoj edhe dy persona tjerë.”

“I dyshimti E.B i lindur në vitin 2003, u arrestua dhe me aktvendim te prokurorit të Shtetit u ndalua në afat prej 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia bën të ditur se janë duke e hetuar rastin dhe se po ashtu janë në kërkim edhe të një personi tjetër të dyshuar për këtë rast, për identitetin e të cilit posedojnë të dhëna

Më Shumë

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

Lajmet e Fundit